Barcelona e merr një super-ofertë nga Katari

Futboll

Barcelona e merr një super-ofertë nga Katari

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 13:44
Joan Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është në pritje konstante të sponsorëve të rinj për t’i sistemuar bilancet e gjigantit katalunas dhe që të operojë më me qetësi në “treg”, për t’i evituar penalizimet e “fair-play” financiar.

Sipas informatave që i sjell “Catalunya Radio”, klubi “Blaugrana” e ka marrë një ofertë të pabesueshme për t’ia shitur emrin e saj një skuadre të Qatar Stars League, e cila luan në ligën elitare të Katarit.

Oferta është e parefuzueshme, e parezistueshme: 100 milionë euro në vit për ta krijuar një klub që do të quhej Barcelona.

Një ofertë tërheqëse, por që duhet t’i kalojë disa pengesa që do t’i dalin përpara: fillimisht statuti i klubit, i cili me gjasë do të duhet të modifikohet.

Barcelona ishte goditur rëndë nga pandemia dhe ishte detyruar t’i shiste disa asete të klubit, por dalëngadalë ka nisur ta marrë veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat