Befason AC Milan

Futboll

Befason AC Milan

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 14:49
Adama Traore

AC Milan është duke provuar të transferojë sulmuesin e Wolves, Adama Traore.

Spanjolli pritet të largohet nga klubi anglez pas pesë viteve, duke qenë ndër arsyet kryesore pse kjo skuadër siguroi qëndrimin në Premier League edicionin 2022/23.

Wolves ka tentuar disa herë ta bind për rinovimin e kontratës, mirëpo Traore ka refuzuar ofertat e klubit duke bërë me dije se është i hapur për një lëvizje të re.

Sipas gazetarit të besueshëm italian Gianluca di Marzio, AC Milan është duke konsideruar të bëjë një ofertë drejtë spanjollit.

Pasi shiten Sandro Tonalin te Newcastle, Milani ka rritur fundet që do t’i hapte rrugën transferimit të Traores në “San Siro”.

Sidoqoftë, prioriteti momental i trajnerit Stefano Pioli mbetet Christian Pulisic por meqenëse Chelsea nuk është mjaftë mirë me fair-play financiar, një marrëveshje vështirë që të arrihet në kushtet që do klubi italian.

Prandaj Traore tani po konsiderohet si një lëvizje më e ‘zgjuar’ duke marrë parasysh se tani është agjent i lirë.

Në përgjithësi, Traore në fanellën e Wolvesit ka kontribuar me 14 gola dhe 20 asistime në 194 paraqitje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat