UEFA merr vendimin, ndryshon zyrtarisht emrin e Conference Leagues

Futboll

UEFA merr vendimin, ndryshon zyrtarisht emrin e Conference Leagues

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 15:38
Logo e Conference League

Dy vite më parë, UEFA krijoi një kompeticion të ri për klubet dhe bëhet fjalë për Ligën e Konferncës që emrin zyrtar e ka “UEFA Europa Conference League”.

Pas dy finalesh ku fillimisht fitoi Roma në Tiranë e më pas Uest Hem në Pragë, UEFA ja vendosur që të ndryshojë emrin e kompeticionit.

Emri do të ketë vetëm një shkurtim dhe në thelb do të jetë i njëjti, duke qenë se do të quhet “UEFA Conference League”, duke iu hequr fjala “Europa”.

Vetë UEFA e ka miratuar ditën e djeshme diçka të tillë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv. Pas 2 sezonesh, në UEFA janë të bindur se Liga e Konferencës e ka krijuar tashmë imazhin e saj dhe nuk ka nevojë që të ketë emrin “Europa” për t’u njohur si turne europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat