D’Ambrosio: Doja ta mbyllja këtu, por nuk ishte e mundur

Futboll

D’Ambrosio: Doja ta mbyllja këtu, por nuk ishte e mundur

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:16
D’Ambrosio

Danilo D’Ambrosio mbyll përfundimisht eksperiencën e tij me Interin.

Drejtuesit zikaltër vendosën të mos i rinovojnë kontratën 34-vjeçarit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi italian i ka dhënë lamtumirën klubit ku kaloi 9 vite të karrierës së tij.

“Do të doja ta mbyllja karrierën këtu, në skuadrën me të cilën bëj tifo, por nuk ishte e mundur. Interi është një familje për mua. Eksperienca ime zikaltër ishte një udhëtim dashurie, pasioni, dedikimi, pune, përuljeje.

Faleminderit atyre që më kanë mbështetur dhe vlerësuar gjithmonë, atyre që kanë ndryshuar mendje dhe atyre që nuk kanë ndryshuar… sepse të gjithë keni kontribuar në rritjen time profesionale dhe më keni bërë një njeri të ekuilibruar në vlerësime!

Milano jemi vetëm ne dhe kur një ditë në stadium të dërgojë fëmijët e mi, do t’ua tregojë këtë”, shkroi ndër të tjera D’Ambrosio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat