Në listë edhe Edon Zhegrova

Futboll

Në listë edhe Edon Zhegrova

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 20:25
Edon Zhegrova

Largimi i “shtatlartit” korean të mbrojtjes, Kim Min-Jae nga Napoli drejt “bavarezëve” të Bayern Munich, nuk ishte i vetmi largim që pritej në radhët e kampionëve të Serie A, me anësorin meksikan, Hirvin Lozano, i cili është në kërkim të një “aventure” të re pas 4 vitesh të shpenzuara në Itali.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “La Repubblica”, bordi i Napoli kërkon ta zëvendësojë meksikanin, me një lojtar jo shumë të kushtueshëm, por të jetë cilësorë në krahun e djathtë të sulmit.

Në listën e “bluve” janë 3 emra, ku ndër ta është dhe anësori i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, me 24-vjeçarin që pak nga pak është kthyer në një protagonist të vërtetë, në repartin ofensiv të francezëve.

Ndërkaq, si opsione të tjera shihen një lojtar nga Premier League dhe një nga Serie A. Përsa i përket Kampionatit anglez i përzgjedhur është “pistoni” i Wolverhampton, Adama Traore, ndërsa nga Serie A kërkohet “fantazisti” i Bologna, Riccardo Orsolini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat