Thirrjet e turpshme ndaj Kosovës, të përgatitura nga Beogradi

Futboll

Thirrjet e turpshme ndaj Kosovës, të përgatitura nga Beogradi

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 20:40
Pamje nga ndeshja

Thirrjet e turpshme ndaj Kosovës, të përgatitura nga Beogradi!

Huliganët serbë nuk po ndalen së provokuari Republikën e Kosovës.

Një provokim tjetër ndodhi sot në miqësoren mes Cërvena Zvezdës së Beogradit dhe Borcit të Banjallukës. Borci është ekip nga Republika Srpska e Bosnjë-Hercegovinës.

“Kosova është zemra e Serbisë”, ishin brohoritjet e tifozëve, të cilat thirrje moën duartrokitjet nga shikuesit e tjerë në stadium.

Gjatë ndeshjes është shpalosur edhe një pano ku në gjuhën serbe shkruante “Serbi, mbroji serbët në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat