Cannavaro zgjedh transferimin në Turqi

Futboll

Cannavaro zgjedh transferimin në Turqi

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 15:12
Cannavaro

Fabio Cannavaro është pranë rikthimit në stol. Ish-kampioni i botës me Italinë (2006), vit kur fitoi edhe Topin e Artë, drejtoi Beneventon në Serie B gjatë sezonit të fundit.

Më 21 shtator të vitit 2022 mori drejtimin e skuadrës italiane, dhe qëndroi në stol deri në ditët e fundit të muajit shkurt. Më “shtrigat” që dështuan totalisht duke rënë në Serie C.

Ish-mbrojtësi i madh italian, është i preferuari i drejtuesve të Fatih Karagumruk për postin e lënë bosh në pankinë nga Andrea Pirlo, i cili është emëruar trajneri i Sampdorias.

Ky i fundit drejtoi skuadrën e Superligës turke sezonin e fundit, duke e mbyllur në vendin e shtatë. Drejtuesit e Karagumruk kanë nisur bisedimet me Cannavaron.

Dhe së shpejti pritet të arrihet marrëveshja mes palëve. 49-vjeçari ka drejtuar më parë në Kinë (GZ Evergrande, TJ Quanjian dhe kombëtaren e Kinës) dhe në Arabinë Saudite (Al-Nassr).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat