Chelsea i vendosur për transferimin e Caicedos

Futboll

Chelsea i vendosur për transferimin e Caicedos

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 16:53
Moises Caicedo

Chelsea thuhet se është gati të rrisë ofertën e tyre për mesfushorin e Brightonit, Moises Caicedo në rreth 80 milionë funte.

Reprezentuesi i Ekuadorit ishte shumë i lidhur me Blutë gjatë afatit të janarit, përpara se të nënshkruante një kontratë të re me ‘Pulëbardhat’.

Chelsea është në gjendje të shpenzojë sërish nën drejtimin e Todd Boehlyt, pasi ata janë të vendosur të mbledhin rreth 200 milion funte nga shitjet.

Standard Sport pretendon se disa nga ato fonde do të investohen në Caicedo.

21-vjeçari ka dëshmuar veten në Premier League dhe ka ende shumë potencial për të zhbllokuar në lojën e tij.

Arsenali ka shprehur më parë interes për Caicedon, por ata janë në proces të transferimit tw kapitenit tw West Hamit, Declan Rice.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat