Rasti i Emiliano Sala, FIFA urdhëron Cardiffin të paguajë tarifën

Futboll

Rasti i Emiliano Sala, FIFA urdhëron Cardiffin të paguajë tarifën

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 17:20
Emiliano Sala

FIFA ka urdhëruar Cardiff Cityn t’ia paguajë FC Nantes tarifën e plotë të transferimit prej 17 milionë eurosh të sulmuesit të ndjerë, Emiliano Sala. Kështu ka raportuar “L’Equipe” këtë të premte.

Klubet në fjalë për më shumë se katër vjet janë në një proces mbi këtë çështje, duke marrë parasysh se futbollistin nuk kishte luajtur asnjëherë për Cardiffin, pasi kishte vdekur gjatë rrugës që po bënte drejt këtij klubi për të kompletuar lëvizjen.

Cardiff i ka paguar tashmë Nantesit një të tretën e transferimit. Tani, FIFA ka urdhëruar të paguajë edhe dy këstet e fundit me vlerë 11 milionë euro.

Cardiff ka paraqitur një ankesë në gjykatën tregtare të Nantes dhe po kërkon 100 milionë euro (plus interes) në kompensim për “humbjet e shkaktuara”, pasi besojnë se Sala mund t’i kishte ndihmuar që të shmangin rënien nga Premierliga.

Kjo është konfirmuar edhe nga klubi i Uellsit. Te Cardiff City vlerësojnë se “do të kishte qenë më e drejtë nëse kërkesa për të paguar FC Nantes do të shtyhej deri në përfundimin e hetimeve të policisë franceze dhe pretendimve të klubit kundër FC Nantes në gjykatat franceze”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat