Azpilicueta pranon ofertën e Atletico Madridit

Futboll

Azpilicueta pranon ofertën e Atletico Madridit

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 23:01
Azpilicueta

Cesar Azpilicueta do t’i bashkohet Atletico Madridit. Kështu ka raportuar këtë të premte eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Mbrojtësi spanjoll ka arritur tashmë marrëveshje me klubin nga La Liga

Azpilicueta është pajtuar për një kontratë dy-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

33-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Chelsean, por “Blutë” do ta lejojnë atë të largohet si lojtar i lirë, si shenjë respekti për kapitenin e tyre.

Kujtojmë se ditë më parë “Azpi” kishte arritur marrëveshje verbale me Interin, por që në fund ndryshoi mendje. Rol në vendimin e tij thuhet se luajti edhe familja, që e shtyu atë të rikthehet në Spanjë.

Për Azpilicuenta do të jetë ky një rikthim pas 13 vjetësh në Spanjë.

Ai ishte pjesë e Osasunas deri në vitin 2010, kur pastaj iu bashkua Marseilles.

Azpilicueta te skuadra franceze qëndroi për dy sezone, teksa që prej vitit 2012 është pjesë e Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat