Mustafa me ekip të ri

Futboll

Mustafa me ekip të ri

Nga: K.G. Më: 30 qershor 2023 Në ora: 23:29
Burhan Mustafa

Burhan Mustafa ka një përvojë të mirë dhe është një përforcim adekuat për skuadrën shqiptare Voska Sport nga Ohri.

Ai ka mbrojtur për disa ekipe në Maqedoni të Veriut dhe tani do të jetë pjesë e debutuesit të elitës. 

“Portieri shkupjan, Burhan Mustafa është përforcimi i radhës te skuadra jonë, që prej dje edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për edicionin 2023/2024. 

Mustafa plotëson vendin e lënë bosh pas largimit të Valon Nezirit, ndërsa i njëjti do të jetë një konkurrent i denjë i Hadis Velii për pozitën e të parit në portë.

Mustafa për herë të fundit mbante veshur fanellën e Ak.Pandev në Ligën e Parë, aty ku do të garojë sërish, tashmë me fanellën e Voska Sport. 

Portieri 32-vjeçar ka përvojë edhe nga Liga e Parë, aty ku numëron më shumë se 50 ndeshje, ndërsa gjithashtu i njëjti kishte provuar veten edhe në futbollin e Kosovës me skuadrën e Ferizajt. 

Në futbollin vendor,  Mustafa ka veshur fanellën e FC Shkupit, Milanos nga Kumanova, Dritës së Bogovinës, EuroMilkut, Borecit, Rabotniçkit, Gostivarit dhe Akademia Pandevit. 

Me Mustafën kemi nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, gjithnjë nëse i njëjti tregon performancën e duhur në portë”, njofton  FC Voska Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat