PSG “hap kasafortën”, 200 milionë euro për dy sulmues

Futboll

PSG “hap kasafortën”, 200 milionë euro për dy sulmues

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Për të zëvendësuar Leo Messin, kampionët francez do të jenë në gjendje të investojnë 200 milionë euro për dy sulmues prioritarë për të formuar ofensivën e tyre të re.

Merkatoja e PSG-së më në fund po lëviz. Pas ardhjes ende jozyrtare të Luis Enrique, ai është gati të nënshkruajë me Manuel Ugarte, Marco Asensio, Cher Ndour dhe Milan Skriniar. Tashmë është edhe Lucas Hernandez nga Bayern Munich i cili ka kaluar të gjitha vizitat mjekësore.

Por tani mbetet për t’u zgjidhur reparti i sulmit. Ndërsa Messi është larguar nga klubi, drejtuesit e PSG-së po punojnë për të gjetur zëvendësuesin e argjentinasit.

Sipas informacioneve nga “Le Parisien”, PSG është futur në sulm për Bernardo Silva të Manchester City dhe gjithashtu tashmë po kërkon edhe një sulmues qëndror për të kompletuar gjithçka. Në listë janë dy emra, Harry Kane dhe Victor Osimhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat