Kampionët sauditë arrijnë akordin me portugezin premtues

Futboll

Kampionët sauditë arrijnë akordin me portugezin premtues

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 11:29
Zhoao Pedro Felipe Nevesh

Zhoao Pedro Felipe Nevesh, i njohur si Zhota, shihej si një nga futbollistët më premtues të Europës, pasi ka bërë mjaft mirë me Sëlltikun në sezonet e fundit.

Gjithsesi 24-vjeçari duket se ka vendosur që t’i japë fund shpejtë aventurës së tij në Europë, duke pranuar ofertën e bërë nga Arabia Saudite.

Siç bëjnë me dije mediat, portugezi ka gjetur akordin me Al Itihad, teksa tashmë pritet të gjendet dhe gjuha e përbashkët mes klubeve.

Zhota kështu do të bashkohet me Karim Benzemanë dhe Ngolo Kantenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat