Një bullgar largohet nga Shkëndija

Futboll

Një bullgar largohet nga Shkëndija

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 19:28
Klubi i Shkëndijes së Tetovës

Klubi i Shkëndijes së Tetovës dhe sulmuesi bullgar Nasko Milevin me konsesus i japin fund bashkëpunimit.

"KF Shkëndija i dëshiron futbollistit gjitha të mirat në të ardhmen. 

KF Shkëndija dëshiron të shprehë mirënjohjen maksimale për Nasko Milevin.

Sulmuesi bullgar dhe kryesia e klubit kanë ndërprerë marrëveshjen me konsesus.

Pas një bisede të sinqertë e konstruktive ndërmjet kryesisë, stafit teknik, futbollistit dhe përfaqësuesit të Milevit, është vendosur se në këtë moment ndarja është në interes të të dyja palëve. 

Kontributi dhe sjellja shembullore e Nasko Milevit do të vlerësohet gjithmonë në klub.

Secili në KF Shkëndija i uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen.", njofton KF Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat