Monza heq dorë nga Sensi

Futboll

Monza heq dorë nga Sensi

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 21:17
Sensi

Monza nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes për mesfushorin italian Stefano Sensi.

Në këtë mënyrë 28-vjeçari do të nisë përgatitjet verore me klubin e Interit, që ka edhe pronësinë e kartonit, por edhe me shumë pasiguri për të ardhmen.

Kjo pasi mesfushori nuk shihet si titullar nga Simone Inzaghi, ndaj në rast të një oferte, te Interi nuk do të mendoheshin dy herë për ta shitur, ose edhe dhënë në huazim sërish.

Për momentin klubi i vetëm që ka kërkuar informacion për kartonin e Sensit është Betis në Spanjë, megjithatë edhe në këtë rast mungon oferta zyrtare.

Ndërkohë, drejtuesit e Interit po mendojnë edhe planin për ta mbajtur në “San Siro” si mesfushor të 6, për të zënë vendin e lënë bosh nga largimi i Roberto Gagliardinit, të cilit i skadoi kontrata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat