Vinicius, jo vetëm futbolli

Futboll

Vinicius, jo vetëm futbolli

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 14:49
Vinicius

Siç ndodh shpesh, kur futbollistët shkojnë me pushime, harrojnë botën e futbollit dhe kënaqen me aktivitete të tjera. Në këtë kuptim, sulmuesi i Real Madridit dhe Brazilit, Vinicius, ka ndryshuar sport.

Në fakt, lojtari është me pushime në Rio De Zhaneiro dhe ka treguar se si është stërvitur në futbollin amerikan. Jo vetëm.

Për të nuk ishte thjesht një moment i lirë, por, ndoshta, një mësim i vërtetë privat, duke qenë se në fotot epublikuara, me të ishte edhe lojtari profesionist i Minesota Vikings, Justin Jefferson.

Atleti dhe sulmuesi i Real-it duhet të jenë stërvitur bashkë dhe Vinicius madje ka veshur uniformën zyrtare të kompletuar me helmetë dhe çdo mbrojtje të mundshme.

Një eksperiencë vërtet e veçantë që braziliani ka dashur ta ndajë me të gjithë ndjekësit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat