Nuk joshet as nga Arabia Saudite

Futboll

Nuk joshet as nga Arabia Saudite

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 19:18
Buffon

Legjenda Gianluigi Buffon raportohet se është duke e konsideruar seriozisht pensionimin nga futbolli.

Pas rënies së Parmas në Serie B në 2021, Buffon u ribashkua me ish-klubin e tij, saktësisht 20 vjet pasi ai u largua për herë të parë nga klubi për të nënshkruar me Juventusin në vitin 2001.

Megjithatë, qëllimi përfundimtar për t’u rikthyer në elitën e futbollit italin nuk është arritur ende.

Tani, Buffon është në një udhëkryq.

Pavarësisht nënshkrimit të një zgjatjeje kontrate në shkurt 2022, e cila zgjat deri në fund të sezonit 2023-24, ai ka pësuar lëndime në sezonet e fundit dhe, në moshën 45-vjeçare, periudhat e rikuperimit nuk kanë qenë gjithmonë të shpejta.

Gardianit italian gjithashtu thuhet se i janë ofruar paga astronomike për të kaluar në Arabinë Saudite, por sipas “La Gazzetta dello Sport”, ish-kapiteni i “Azzurrëve” nuk e ka ndërmend ta pranojë atë propozim dhe as nuk ka ndonjë plan për t’u transferuar në MLS.

Për momentin, opsionet duket se janë ose të qëndrojë te Parma, ose të ndërpresë kontratën e tij një vit më herët dhe të pensionohet.

Megjithëse një vendim përfundimtar nuk është marrë ende në asnjë mënyrë, mediumi italian shkroi se Buffon po e kupton që karriera e tij si lojtar po i afrohet fazave të fundit dhe mundësia për të jetuar më afër familjes dhe për të kaluar kohë me katër fëmijët e tij është një konsideratë serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat