Zahov flet për fazën përgatitore dhe kontratën e re me Shkëndijen

Futboll

Zahov flet për fazën përgatitore dhe kontratën e re me Shkëndijen

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 20:10
Zahov

Portieri vlerëson punën e ekipit në Slloveni, ndërsa i qëndron besnik Shkëndijës së Tetovës dhe firmos zgjatjen e bashkëpunimit përkundër faktit se pjesën e dytë të sezonit të fundit ishte në bankinë. 

KF Shkëndija vazhdon punë në Slloveni, ku kuqezinjtë qëndrojnë për fazën e dytë të përgatitjeve verore para pjesëmarrjes në eliminatoret e UEFA Europa Conference League. Ekipi është në kulmin e ngarkesave fizike dhe paralel me akumulimin e kondicionit e forcë, përmes ndeshjeve kontrolluese kërkohet ndërtimi i lojës. 

Kostadin Zahov, portieri shumëvjeçar i kuqezinjëve flet me tone pozitive për rrjedhën e përgatitjeve, ndërsa nuk fsheh kënaqësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Shkëndijën edhe për dy vitet e ardhshme.

35 vjeçarin vendosi t’i qëndrojë besnik Shkëndijës përkundër faktit se në pranverë nuk aktivizohej si titullar, ndërkohë që në adresë të tij arritën disa oferta interesante nga ekipe serioze nga Shqipëria e Kosova. 

Kostadin Zahov, thotë: “Mendoj se stërvitjet dhe ndeshjet që i kemi zhvilluar deri tani janë në nivel të mirë dhe të lartë. Kishim kundërshtarë që janë cilësorë, kemi luajtur ndeshje të mira dhe mendoj se dalëngadalë vijmë te forma e dëshiruar”.

Ai flet edhe për kontratën e re dyvjeçare: “Mendoj se në kënaqësi të të dyja palëve e kemi vazhduar kontratën edhe dy vite.

Kjo për mua do të jetë sezona e 8-të në Shkëndijë, pse mos bëjmë edhe 10 vite bashkë. Shpresoj të kemi shëndet, bashkëpunim të mirë dhe të mundem ta nxjerr maksimumin tim dhe ta jap për Shkëndijën. Klubi të ec gjithnjë përpara dhe të kontribuojmë gjithë për një Shkëndijë më të mirë.”

Ekipi i denjë për të bërë mirë?

"“Ngadalë plotësohet ekipi, mendoj se na duhen edhe disa ndeshje për të hyrë në formë dhe ndeshjet evropiane do të jenë super test për ne edhe për kampionatin. Kështu që shpresoj në kampionat këtë vit ta fitojmë titullin.

Kemi kualitet, por duhet vetëm të punohet nga ndeshja në ndeshje dhe të kemi të durim. Të dimë çka duam dhe gjithë bashkarisht të kemi vetëm një qëllim. Ai qëllim është titulli kampion dhe titullen e Kupës normal.", tha Zahov.

Zahov është pjesë e Shkëndijës nga janari i vitit 2016, derisa ka kompletuar me kuqezinjtë 7 sezone.

Erdhi si konkurencë për asokohe portierin e parë Marko Jovanovskin, mirëpo shpejt do të zinte vendin e titullarit duke u shndërruar më pas në një nga pikat më të forta të Shkëndijës.

Zahov ka merita të mëdha në sukseset e Shkëndijës në kampionat dhe në kupat e Evropës, derisa numëron 5 trofe me kuqezinjtë (3 kampionate dhe 2 Kupa).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat