Lojtari po joshet

Futboll

Lojtari po joshet

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 20:18
Bernardo Silva

Al Hilal është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Bernardo Silvas nga Manchester City. Skuadra arabe është e gatshme ta bëjë portugezin njërin ndër lojtarët më të paguar në botë, ndërsa do të mbushte dhe arkën e klubit anglez.

Sipas asaj që raporton Daily Star, Al Hilal i ka ofruar Silvas një pagë 930 mijë euro në javë.

Kjo padyshim se do ta bënte atë lojtarin e tretë më të paguar në botë, pas Cristiano Ronaldos dhe Kylian Mbappes që fitojnë mbi një milion euro në javë. Manchester City në anën tjetër do të fitonte 80 milionë euro nga shitja e Silvas, gjë që e ka vënë në mendime kampionin e Ligës Premier.

Në ditët e ardhshme pritet të mësohet nëse Silva do të pajtohet të kalojë në Arabi apo do të mbetet vetëm një dëshirë e Al Hilal…

Sakaq, Buffon po tundohet gjithashtu.

Portieri legjendar ka thënë se ai po i shijon momentet e fundit në sportin më të ndjekur në botë, pasi mendon që t’i varë këpucët.

Mirëpo, një klub nga Arabia Saudite ka rënë në kontakt me të dhe dëshiron ta afrojë veteranin në radhët e tyre. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Buffon mund të fitojë 15 milionë euro në vit nëse kalon në Arabi.

Pritet të mësohet se kush e ka bërë këtë ofertë, pasi ende nuk është identifikuar klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat