Real Madridi në kërkim të një sulmuesi

Futboll

Real Madridi në kërkim të një sulmuesi

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:12
Jonathan David

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Karim Benzema-s.

“Los Blancos” sipas medieve iberike, janë duke e monitoruar sulmuesin kanadez të Lilles, Jonathan David.

23-vjeçari sezonin e fundit tregoj performancë të lartë me skuadrën franceze. David në vitin 2020 iu bashkua Lilles duke shënuar gjithsej 58 gola në 136 ndeshje të zhvilluara.

Krerët e Realit, siç raportohet, tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për të shikuar mundësinë e transferimit të kanadezit në “Bernabeu”.

Skuadra ‘merenguese’ krahas yllit të Lilles, është duke i vëzhguar edhe disa sulmues tjetër.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ditë më parë deklaroi se “Realit i duhet një sulmues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat