Çfarë po ngjan me Xhakën?

Futboll

Çfarë po ngjan me Xhakën?

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:30
Xhaka

Bayer Leverkusen prej kohësh është vënë pas Granit Xhakës. Mesfushori me origjinë shqiptare pritet të rikthehet së shpejti në Bundesligë pas një aventure shtatëvjeçare në radhët e Arsenal, aty ku u shndërrua edhe në kapitenin e skuadrës.

Në fakt, pritej që transferimi i 30-vjeçarit te “Aspirinat” të përfundonte disa ditë më parë, por “topçinjve” nuk iu pëlqeu oferta e parë prej 13 milionë paund e gjermanëve.

Megjithatë, Leverkusen dëshiron me çdo kusht Xhakën dhe së fundmi ka shtuar ofertën në një shifër që shkon në 21.5 milionë paund dhe që Arsenal është tashmë gati ta pranojë.

Palët janë më pranë se kurrë dhe së shpejti mund të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes, madje “Football London” thekson se debutimi i Xhakës me fanellën e Bayer Leverkusen do të vijë në një miqësore parasezonale me Paderbornin më datë 21 korrik.

Kujtojmë se Xhaka ka një të shkuar katërvjeçare në Bundesliga teksa është aktivizuar në skuadrën e Borussia Moenchagladbach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat