Kërkon dy transferime të mëdha tek “Al Etifaq”

Futboll

Kërkon dy transferime të mëdha tek “Al Etifaq”

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:55
Steven Gerrard

Steven Gerrard dëshiron të bëjë dy blerje të mëdha pasi u konfirmua zyrtarisht si trajneri i ri i klubit nga Arabia Saudite, Al Ettifaq.

Gerrard është rikthyer në skuadër, pasi u shkarkua nga Aston Villa në tetor, pasi më parë kishte refuzuar qasjen nga klubi saudit pas një vizite në Lindjen e Mesme në qershor.

Megjithatë, bisedimet rifilluan dhe Gerrard ka zgjedhur të marrë pozicionin e trajnerit, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me “Al Ettifaq”.

Një mori emrash të profilit të lartë janë joshur në Arabi Saudite kohët e fundit, duke përfshirë Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Ruben Neves. Kështu, edhe anglezi Gerrard synon të përforcoj skuadrën me transferimin e emrave të mëdhenj.

Sipas “Daily Mail”, Zherrard po synon kapitenin e Liverpullit, Xhordan Henderson dhe sulmuesin e Çellsitt, Pierre-Emerik Aubamejang, në një sulm ambicioz të dyfishtë. Henderson sigurisht që luajti me Gerrard në Liverpull përpara se ta zëvendësonte atë si kapiten, kur ai u largua për në LA Gallaksi.

33-vjeçari është ende nën kontratë deri në vitin 2025 dhe do të ishte befasi ta shihje atë të transferohet në Arabinë Saudite, pas 12 viteve të mbushura me trofe në Liverpull.

 Në rastin e Aubamejang-ut, ai do të dukej shumë më i prirur për të nënshkruar për një ekip në Lindjen e Mesme, pas një sezoni të mjerueshëm, ku ai shënoi vetëm tre herë në 21 paraqitje për Çellsin.

Një treshe lojtarësh të “Bluve” kanë kaluar tashmë në Arabinë Saudite, me N’Golo Kante, Kalidou Kulibali dhe Edouard Mendi, të gjithë duke u zhvendosur nga Premier Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat