Shifrat e frikshme të pagave të Barcelonës

Futboll

Shifrat e frikshme të pagave të Barcelonës

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:09
Barcelona

Barcelona vazhdon të paguajë shuma kolosale parash për blerjet gati pa kriter të bëra nga paraardhësi i Laportës në zyrën e presidentit, Josep Maria Bartomeu.

Disa paga, që kanë bërë që klubi i Barçës të tejkalojë të gjitha limitet e vendosura nga “Fair Play” Financiar dhe të mos nënshkruajë lojtarë të rinj në kushte të barabarta me të mëdhenjtë e tjerë në Europë.

Një handikap i madh në përpjekjet e klubit për të formuar një ekip konkurrues, sepse me këto paga stratosferike, Barça ka rënë në “kurthin” e rregullit të 50%, domethënë për çdo euro që ata kursejnë nga zbritja e masës së pagave mund të firmosin vetëm për gjysmën!

Por sipas gazetës “Marca”, nëse analizohen me sukses shifrat e skuadrës së Barçës, shihet se pagat nuk janë aq të larta dhe se ka faktorë të tjerë që e pengojnë klubin të nënshkruajë normalisht.

Gazeta spanjolle në fjalë ka pasur akses në këto shifra dhe krahasuar me atë që u konstatuan dy vite më parë, shihet se klubi nën drejtimin e presidentit Laporta ka bërë një punë të madhe dhe efektive në uljen e faturës së pagave. Drejtori Mateu Alemani ka qenë personi i ngarkuar për uljen e këtyre parametrave.

Nuk ishte e lehtë, por klubi e ka arritur me ndihmën e Jordi Krojfit dhe trajnerit Ksavi në fushën sportive dhe Eduard Romeut dhe presidentit Laporta në aspektin financiar.

SITUATA E PAGAVE – Ajo që skuadra i kushton klubit në paga shkon në 386 milionë euro. Kësaj shume i shtohet edhe ajo e lojtarëve të huazuar, që arrin në 54 milionë. Klubi ka kursyer rreth 20 milionë euro nga prishja e marrëveshjes me Umtitin, ndërkohë që po punohet edhe për largime të tjera të kushtueshme, siç është Lengle. Mes skuadrës së parë dhe lojtarëve të huazuar, masa e pagave te Barcelona shkon deri në 440 milionë euro.

Për gazetën “Marca”, kjo nuk është një sasi e ekzagjeruar. Janë dy faktorë të tjerë që ndikojnë drejtpërdrejt në tejkalimin e “Fair Play” Financiar të Barcelonës, 91 milionë euro nga seksionet e tjera dhe ulja drastike e të ardhurave nga arkëtimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat