Melo: Jam gati për sfidat e reja

Futboll

Melo: Jam gati për sfidat e reja

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 14:41
Melo

Arthur Melo, mesfushori i Juventusit, i cili u rikthye në Torino pas huazimit te Liverpool, në një intervistë për “Mundo Deportivo”, ka thënë se sezoni i kaluar ka qenë i pafat për të.

Melo thotë se tashmë ndihet mirë dhe i gatshëm për sfidat e reja. Ai thotë se ka mësuar shumë në skuadrën e Jurgen Klopp-it.

“Kam qenë i pafat sezonin e kaluar, por gjithçka ka mbaruar dhe ndihem shumë më mirë.

Unë dua të kthehem në lojë”, ka thënë Melo.

“Kam kaluar momente të vështira në Liverpool, por Klopp dhe stafi i tij më ndihmuan. Mendoj se kam mësuar shumë. Tani dua të luajë dhe jam gati për lojë”, ka theksuar Melo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat