Maresca: Profesionalisht e kisha të lehtë të largohesha nga Manchester City për Leicester

Futboll

Maresca: Profesionalisht e kisha të lehtë të largohesha nga Manchester City për Leicester

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 20:19
Maresca

Trajneri i ri i Leicester City-t, Enzo Maresca ka folur së fundmi për largimin nga Manchester City dhe marrjen e drejtimit të “Dhelprave”.

Në një intervistë të dhënë për mediet britanike, italiani u shpreh se Championship-i është i ndryshëm nga Premier League.

“Ne duhet të përshtatemi. Liga është e ndryshme nga Premier League.

Personalisht, ishte e vështirë për mua të largohesha nga Manchester City, u ndjeva si pjesë e një familjeje, por profesionalisht unë nuk kishte dyshime. Leicester është një klub i rëndësishëm, një klub i Premier League-s, por realiteti është se ne jemi një klub në Championship dhe duhet të përshtatemi shpejt”-deklaroi trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat