Inter i pakënaqur me ofertën e United për Onana

Futboll

Inter i pakënaqur me ofertën e United për Onana

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 08:51
Andre Onana

Një nga synimet e Manchester United për afatin kalimtar të verës është portieri i Inter, Andre Onana, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Megjithatë drejtori i italianëve, Piero Ausilio ka treguar se nuk janë të kënaqur me ofertën e Manchester United për Andre Onana.

“Deri më sot propozimet që kanë ardhur për të nuk janë të nivelit që ne kemi pritur.

Në këtë kohë ai është portier i yni dhe lojtar i rëndësishëm. Duam që ta mbajmë, do të shohim se çka do të ndodhë.

Do të presim për të deri më 13 korrik, kur fillojnë përgatitjet para sezonale”, tha Ausilio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat