Talenti i Shqipërisë, firmos kontratë me Brentfordin

Futboll

Talenti i Shqipërisë, firmos kontratë me Brentfordin

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 11:43
Erion Zabeli

Talenti i kombëtares U-19 të Shqipërisë, Erion Zabeli, ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij teksa është transferuar në Premier Ligën angleze tek skuadra e Brentfordit.

Pas eksperiencave te moshat e Uatfordit dhe së fundmi pjesë e Oksford, Zabeli iu bashkua klubit të Premier Ligës.

Shqiptari fillimisht do të bashkohet me skuadrën B të Brentfordit, me shpresën që në të ardhme, të arrijë të bindë drejtuesit, për të qenë pjesë e ekipit të parë, që luan në Premier Ligë.

Zabeli është një lojtar me perspektivë, ndërsa nuk është çudi që të ndjekë rrugën e Armando Brojës, për të firmosur me ekipet më të mëdha angleze.

18-vjeçari numëron 4 paraqitje me Shqipërinë U19 si dhe ka qenë pjesë e të gjithave grupmoshave të Shqipërisë, duke filluar nga U15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat