Pensionohet lojtari që i dha shumë Kosovës

Futboll

Pensionohet lojtari që i dha shumë Kosovës

Nga: K. G. Më: 6 korrik 2023 Në ora: 12:32
Robert Gjeraj

Robert Gjeraj, prej futbollistëve më të disiplinuar dhe më të mirë në vitet e pasluftës, sot ka marrë vendimin  më të vështirë në karrierë.

Gjeraj pensionohet nga loja aktive.

Ai është prej më të merituarve që Liria e Prizrenit u kthye në elitën e futbollit të Kosovës.

“Nga sot kam marrë vendimin që të pensionohem nga futbolli aktiv në moshën 39 vjeçare. 

Nuk ishte aspak e lehtë ta marrë këtë vendim pas 22 vitesh të mrekullueshme në sportin e futbollit, ku fitova gjithçka dhe shijova çdo moment në fushat e blerta të vendit tonë. Është e vështirë të shprehem pasi po largohem nga fusha e blertë pas më shumë se dy dekadave, andaj fjalët s'mund të përshkruajnë emocionet që kam sot.

Po largohem, pasi arrita qëllimin tim me ekipin e zemrës dhe vendlindjes, andaj kjo më bën të lumtur. 

Personalisht dhe me shumë sinqeritet dua t'i falënderojë të gjithë drejtuesit, bashkëlojtarët, trajnerët e tifozët që më ndihmuan shumë gjatë këtij rrugëtimi tim shumëvjeçar. Falënderoj Shkollën e Futbollit Shkëndija nga Prizreni, KF Lirinë, KF Getoari, KF Besa, KF Vëllaznimin, Trepçën 89', Ballkanin dhe gjithashtu kombëtaren e Kosovës. Ishte kënaqësi të kontribuojë në klubet tuaja dhe për shtetin tim, teksa ju falënderojë për çdo gjë që keni bërë për mua. Poashtu dua t'i falënderojë edhe gazetarët dhe mediat Kosovare e Shqiptare  që më përcollën në çdo hap deri më sot, pasi pa ju nuk mund të isha ky që jam sot.

Ju faleminderit të gjithëve”, njofton Robert Gjeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat