Holandezi mban peng kampionët

Futboll

Holandezi mban peng kampionët

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 12:59
Xavi Simons

Holandezi mban peng kampionët!

Paris Saint-Germain ka vendosur që të aktivizojë klauzolën e blerjes së Xavi Simons.

Vetëm 1 vit pasi e lejoi që të largohet drejt PSV-së, kampionët e Francës duket se janë penduar dhe janë të gatshëm që të paguajnë 6 milionët e parashikuar në kontratë për të rikthyer në Paris futbollistin e kombëtares holandeze.

Megjithatë ende asgjë nuk është mbyllur, për shkak se ky transferim mund të kryhet vetëm nëse edhe lojtari do të jetë dakord që të rikthehet në Francë, lojtari do të ketë 25 ditë kohë për të thënë fjalën e tij,  ndërkohë që PSG do të bëjë lëvizjet e tij për të bindur sulmuesin që të bashkohet me kampionët e Francës.

Simons shënoi 19 gola në Eredivise këtë sezon duke u shpallur shënuesi më i mirë i kampionatit, ndërkohë që është vetëm 20  vjeç dhe premton shumë për të ardhmen. Mbetet për t’u parë nëse Simons do të rikthehet në Francë, tani me një tjetër status.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat