Kaos në futbollin italian

Futboll

Kaos në futbollin italian

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Ditën e mërkurën erdhi dritë Serie A e re 2023/2024, me publikimin e kalendarit zyrtar të kampionatit i cili do të nisë në fundjavë mes datave 19 dhe 20 gusht dhe do të përfundojë më 26 maj 2024.

Por para fillimit zyrtar, duket se na pret një verë e gjatë dhe e nxehtë.

Jo vetëm për ngjarjet e merkatos, që siç dihet do të rezervojnë shumë surpriza, por edhe për ato që kanë të bëjnë me verdiktet e drejtësisë sportive, që këtë vit tashmë kanë pasur një impakt të konsiderueshëm.

Situata që mund ta çojnë fillimin e kampionatit drejt një shtyrje, e cila do të ishte e bujshme, mes betejave të ndryshme ligjore.

Një skenar që ka të bëjë konkretisht me Serinë B, ku Lecco dhe Reggina janë aktualisht të përjashtuar.

Lombardët, të sapo ngjitur nga Seria C, për shkak të vonesës në dokumentacionin në lidhje me stadiumin alternativ, kalabrezët për shkak të një mospagese të 780 mijë eurove!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat