Braziliani Dudu zëvendësues i Fredy Alvarez

Futboll

Braziliani Dudu zëvendësues i Fredy Alvarez

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 17:42
Dudu

Fantazisti brazilianë Dudu Sampaio do të udhëheqë mesfushën dhe sulmin e ekipit të FC Shkupit në sezonin e ri.

Bëhet fjalë për një futbollistë 24 vjeçar nga Rio de Zhaneiro, i cili karrierën e kishte nisur te një nga skuadrat më të famshme të Amerikës Latine, Vasko da Gama.

Karriera e tij vazhdoi edhe për disa vite në Brazil, duke luajtur për ekipet si Paraná Clube, Figueirense dhe Clube de Regatas, që më pas të nisë edhe rrugëtimin në Evropë, duke u angazhuar në kampionatin rumun, te ekipi i FC Buzau.

“Dua të falënderoj stafin për mundësinë që të vijë në këtë klub.

Jam mjaft i motivuar, kam ardhur këtu që të jap më të mirën që të ndihmoj ekipin dhe të arrijmë qëllimet tona për këtë sezon”, ka thënë braziliani 24 vjeçar.

Sampaio tani më është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe do të jetë një shtyllë e fortë e sulmit. Dudu dhe FC Shkupi kanë arritur marrëveshje për dy vite, ndërsa i njëjti shihet si një zëvendësues për kostarikanin, Fredy Alvarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat