Nelson bën marrëveshje të re me Arsenalin

Futboll

Nelson bën marrëveshje të re me Arsenalin

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 19:22
Nelson

Reiss Nelson ka nënshkruar një kontratë të re me Arsenalin.

Ish-reprezentuesi i Anglisë U-21 ka hedhur firmën e tij në një kontratë të re katërvjeçare, që do të thotë se ai do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2027. 

Njëzet e tre vjeçari në edicionin e kaluar bëri tetë paraqitje në Premier League, duke realizuar kundër Bournemouth dhe Nottingham Forest. 

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka vlerësuar futbollistin. 

“Ai ka aftësi të jashtëzakonshme. Reiss e di se sa i rëndësishëm është për skuadrën tonë me cilësinë që ka.

Ai e njeh këtë klub kaq mirë, ai u rrit këtu dhe ne mezi presim të shijojmë shumë momente të tjera të mira me të”, ka thënë spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat