Azpilicueta lojtari më i ri i Atletico Madrid

Futboll

Azpilicueta lojtari më i ri i Atletico Madrid

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 19:27
Azpilicueta

Azpilicueta lojtari më i ri i Atletico Madrid!

Pas 11 viteve pjesë e “bluve” të Chelsea, mbrojtësi spanjoll, Cesar Azpilicueta i dha ditën e sotme lamtumirën, “londinezëve” të tij, për të nisur një “aventurë” të re në Kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga.

“Veterani” 33-vjeçar do të veshe fanellën “bardhekuqe” të Atletico Madrid, me ish-kapitenin e Chelsea, që ka rënë dakord për nënshkrimin e një kontrate 1-vjeçare me klubin e 2-të më të mirë në Madrid.

Ndërkaq, kujtojmë se për të siguruar shërbimet e Azpilicueta, Aletico Madrid mundi në “garë”, “zikaltërit” e Inter, teksa faktor kyç ishte dhe dëshira e familjarëve të mbrojtësit, për t’u rikthyer në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat