Beqiri firmos për tre vite me Al Jabalain

Futboll

Beqiri firmos për tre vite me Al Jabalain

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 20:35
Beqiri

Arabia Saudite është kthyer në një “oaz” për shumë yje të futbollit europian.

Javët e fundit shumë emra të njohur të sportit më të dashur në planet kanë nënshkruar kontrata marramendëse.

Por, krahas yjeve të futbollit në Arabinë Saudite së fundmi ka mbërritur dhe një drejtor teknik shqiptar.

Jeton Beqiri do të jetë pjesë e stafit të Al Jabalain. Tekniku tetovar ka firmosur kontratë të re një vjeçare e do të mbajë postin e drejtorit teknik në skuadrën që garon në ligën e dytë të Arabisë Saudite.

Beqiri do të synojë që të japë kontributin e tij për të realizuar objektin e Al Jabalain, që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e elitës së Arabisë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat