PSG e zyrtarizon Manuel Ugarten

Futboll

PSG e zyrtarizon Manuel Ugarten

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 15:03
Manuel Ugarte

Paris Saint-Germain ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin Manuel Ugarte.

Mesfushori uruguaian, i cili do të mbajë numrin 4, është i lidhur me klubin parisien deri më 30 qershor 2028.

I stërvitur në CA Fénix, një nga klubet në Montevideo, kryeqyteti i Uruguait, Manuel Ugarte luajti ndeshjen e tij të parë profesionale në dhjetor 2016, vetëm 15 vjeç e 8 muaj.

Për 4 sezone, mesfushori i ri fitoi përvojë, përpara se të transferohej në FC Famalicao në fund të vitit 2020.

Më pas ai kaloi te Sportingu në Portugali, për të bërë transferimin sot në klubin e madh parisien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat