Publikohet lista e lojtarëve të grumbulluar të Partizanit

Futboll

Publikohet lista e lojtarëve të grumbulluar të Partizanit

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 16:02
Logo e Partizanit

Partizani do luajë kundër BATE Borisov në turin e parë kualifikues të Champions League. Më 11 korrik në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45, kampionët e Shqipërisë do kërkojnë të shkojnë në ndeshjen e kthimit në Hungari me një rezultat pozitiv, teksa UEFA ka treguar edhe listën e lojtarëve të regjistruar nga trajneri Zoran Zekic.

Në 22 emrat e renditur në UEFA, mungon afrimi i fundit, Gjelbrim Taipi dhe Matondo e Rexhepi. Në portë të gatshëm do jenë Hoxha dhe Qirko, teksa në mbrojtje bie në sy një prapavijë pa shumë eksperiencë.

Në mesfushë janë afrimet e verës, si Mehmeti dhe Grezda, teksa në sulm edhe Keko, së bashku me lojtarët që ishin edhe sezonin e fundit.

Lista për Champions League:

Portierët: Alban Hoxha, Pano Qirko

Mbrojtësa: Atanaskoski, Preka, Buxhelaj, Sota, Saliu, Hadroj

Mesfushorët: Zekolli, Mehmeti, Grezda, Maguette, Telushi, Murataj, Bilalli, Rrapaj

Sulmues: Selmani, Keko, Cara, Mensah, Da Silva, Mba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat