Nuk ia doli te Juventus, Chiesa pranë Anglisë

Futboll

Nuk ia doli te Juventus, Chiesa pranë Anglisë

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 09:37
Federico Chiesa

Erdhi me shumë bujë, por mesa duket nuk ia doli dot të ngrinte lart fanellën e “bardhezinjve”.

Tashmë anësori i sulmit të Juventus, Federico Chiesa, duket se do të nisë një “aventurë” të re diku tjetër.

Për shërbimet e 25-vjeçarit italian intereson një sërë ekipesh angleze, me Liverpool, Chelsea e Newcastle, që janë të gatshme të hapin “thasët” për të përfituar potencën e Chiesa në krahët e sulmit.

Italianit gjithashtu i është vendosur dhe “çmimi”, me drejtorin e ri sportiv, Cristiano Guintoli, që ka bërë me dijë se kartoni i italianit nuk do të shitet më pak se 60 milionë euro. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat