Të hënën takimi vendimtar

Futboll

Të hënën takimi vendimtar

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 12:42
Giuntoli

Cristiano Giuntoli ka nisur punën si drejtor sportiv i Juventusit, ku firmosi një kontratë 5-vjeçare, teksa dhuratat e parë për tifozët bardhezi duket se do të jetë mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Ky i fundit është një vit para skadimit të kontratës dhe bardhekaltrit kanë ndërmend ta shesin këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero një vit më vonë, teksa presidenti Claudio Lotito ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh.

Natyrisht kjo shifër kosniderohet e lartë nga bardhezinjtë, megjithatë Giuntoli ka planifikuar një takim me drejtuesit e Lazios të hënën, ku do të diskutohet mundësia e uljes së çmimit dhe përfshirjes së dy futbollistëve të tjerë në marrëveshje.

Bardhezinjtë synojnë të ofrojnë kartonët e mesfushorit Rovella dhe mbrojtësit të majtë Luca Pellegrini, në mënyrë që pjesa kesh të mos e kalojë shifrën e 10-15 milionë eurove.

Natyrisht fjalën e fundit do ta thotë presidenti i Lazios, Claudio Lotito, që me shumë gjasë do të pranojë, pasi për momentin asnjë klub tjetër nuk ka shfaqur interes konkret për kartonin e mesfushorit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat