Stefan De Vrij rinovon kontratën me Interin

Futboll

Stefan De Vrij rinovon kontratën me Interin

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 13:28
Stefan De Vrij

Stefan De Vrij ka nënshkruar kontratë të re me Interin.

Klubi italian njoftoi zyrtarisht këtë të shtunë për arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin holandez.

Kontrata e re e De Vrij është e vlefshme deri në verën e vitit 2025.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Stefan De Vrij: mbrojtësi i lindur në vitin 1992 do të jetë me Nerazzurrët deri në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e klubit nga Milano.

31-vjeçari është pjesë e Interit që prej vitit 2018.

Ai ka regjistruar 203 paraqitje në total, teksa ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.

Ai me “Nerazzurrët” është shpallur një herë kampion në Serie A, e ka fituar dy herë trofeun e Kupës së Italisë dhe Superkupës së Italisë gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat