Një meksikan në Llap

Futboll

Një meksikan në Llap

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 13:41
Jose Cobian

Llapi nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime, kësaj radhe ka përforcuar radhët me sulmuesin meksikan Jose Cobian.

Lajmi konfirmohet nga kryetrajneri Tahir Batatina.

“Dalëngadalë po arrijmë t’i sjellim futbollistët më të mirë që i duhen ekipit tonë për arritjen e objektivave.

Së shpejti në Arena “Zahir Pajaziti” zbarkon edhe bomba e verës, sulmuesi me vlerën më të lartë në Superligë, prezantimi i të cilit bëhet së shpejti dhe do të jetë ekskluzivisht për “Legjendat” dhe tifozët tanë llapjanë

E kemi dëshmuar seriozitetin tonë nga fillimi e do vazhdojmë fuqishëm drejt realizimit të qëllimeve tona!”, ka shkruar Batataina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat