City i vendos çmimin Laportes

Futboll

City i vendos çmimin Laportes

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 15:54
Aymeric

Manchester City do të pranonte ndonjë ofertë 30 milionëshe për mbrojtësin Aymeric Laporte gjatë afatit kalimtar veror.

29-vjeçari ka kaluar pesë vite e gjysmë në “Etihad Stadium”, duke bërë 179 paraqitje në të gjitha garat duke fituar 12 trofe, përfshirë pesë herë Premierligën dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Laporte ishte pjesë e skuadrës së Guardiolas që fitoi tripletën por tani ka humbur vendin pasi tekniku spanjoll preferon Ruben Dias, John Stones, Manuel Akanji dhe Nathan Ake.

Spanjolli ka edhe dy vite kontratë, mirëpo ditët e tij në fanellën e Cityt tani janë të numëruara pasi Man City është pranë blerjes së Josko Gvardiolit nga RB Leipzigu.

Skuadra italiane Juventus ka interesim të madh për Laporte, pasi po përgatitet për jetën pa Leonardo Bonuccin.

Sidoqoftë, mbrojtësi mund t’i bashkohet ndonjë klubi anglezë meqenëse pëlqehet edhe nga Arsenali dhe tottenhami.

Sipas “Sky Sports”, Man City do ta pranonte shitjen e Laportes në rast që marrin ndonjë ofertë në vlerën e 30 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat