I marrosur pas parave

Futboll

I marrosur pas parave

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 15:59
Mbappe

Telenovela “Mbappé” ndez verën e merkatos dhe pas ultimatumit nga PSG (“nëse dëshiron të qëndrojë duhet të rinovojë, nuk mund ta humbasim falas lojtarin më të fortë në botë” – tha presidenti Nasser Al-Khelaifi), nga Spanja fillojnë të bëjnë llogaritë në funksion të blerjes së tij të mundshme nga Real Madridi.

I vendosur për të mos zgjatur kontratën e tij me parizienët, që skadon më 2024, sulmuesi francez mund të veshë fanellën e bardhë që këtë verë, pa pritur që ta bëjë këtë në një vit më pas si lojtar i lirë. Megjithatë, rroga që do të kërkonte për t’u larguar herët nga PSG është e frikshme.

“Ai kërkon 50 milionë euro neto në sezon, – zbulon ‘Ok Diario’, – ndërsa nga ‘Bernabeu’ i ofrojnë 40 milionë”.

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle, marrëveshja e Mbappe, në vend të kësaj do t’i kushtonte Real Madridit 300 milionë euro: 200 milionë për PSG-në, shumë të cilës duhet t’i shtohet “premio” e Mbappe për të kompensuar paratë nga të cilat do të hiqte dorë me largimin nga kampionët francezë (72 milionë euro paga bruto për sezonin e ardhshëm, siç raportohet nga ‘Le Parisien’, plus 80 milionë bruto si këst i një ‘bonusi besnikërie’, rënë dakord në kohën e rinovimit të fundit me PSG)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat