Neuer mungon në grumbullimin, Sommer nuk pranon të jetë portier i dytë

Futboll

Neuer mungon në grumbullimin, Sommer nuk pranon të jetë portier i dytë

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 16:22
Sommer e Neuer

Vijojnë dyshimet në lidhje me të ardhmen e portierit gjerman të Bajern Munihu, Manuel Neuer, i dëmtuar në fund të vitit të kaluar. Ai u dëmtua në këmbën e djathtë dhe nisi një periudhë të gjatë rehabilitimi.

Sipas “Sky Sport DE”, portieri 37-vjeçar, kapiteni i bavarezëve, nuk do të jetë në grumbullimin e skuadrës, që nis javën e ardhshme.

Media sqaron se Neuer do t’i nënshtrohet disa analizave dhe ekzaminimeve të tjera para se të rikthehet në stërvitje.

Madje, me shumë gjasa, portieri nuk do të jetë as në turneun që skuadra do të zhvillojë në Tokio dhe Singapor më datat 24 korrik-3 gusht. Kjo ka sjellë mjaft dilemma te skuadra kampione e Gjermanisë, që duhet të ndërhyjë në merkato.

Për momentin duket i vështirë largimi i portierit zviceran Yann Sommer, që u afrua në merkaton e janarit.

Pritet që 34-vjeçari të vijojë të jetë pjesë e Bajernit edhe sezonin e ri, të paktën deri në janar, por ai nuk pranon të jetë portier i dytë, andaj dhe situata është ende kaotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat