Anglia U21 kampion i ri i Evropës! Spanjollët humbin penalltinë në minutën e fundit

Futboll

Anglia U21 kampion i ri i Evropës! Spanjollët humbin penalltinë në minutën e fundit

Nga: K. Goca Më: 8 korrik 2023 Në ora: 20:03
Anglia feston

Anglia U21 është kampioni i ri i Evropës.

Anglezët shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Spanjës U21, në finalen që u zhvillua në stadiumin "Adjarabet Arena" në Batumi të Gjeorgjisë. 

Futbollisti Curtis Jones është kreator i fitores.

Ai ka shënuar nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën 45+4.

Spanjollëve iu anulua një gol, në pjesën e dytë (51’) pas shikimi të VAR-it, pasi që futbollisti Ruiz ishte në pozitë jashtë loje.

Një finale që u përshkrua edhe me 10 kartona të verdhë, katër në radhët e anglezëve e gjashtë të spanjollët.

Anglia në festë, ndërsa Spanja me gjithë lojën e mirë doli kokulur.

Portieri James Trafford është hero i finales.

Në minutën e 90+7 ka pritur penalltinë e futbollistit Abel Ruiz.

Ai gjuajti në këndin e djathtë të poshtëm por portieri anglez e ka pritur, pastaj edhe gjuajtjen tjetër të radhës dhe Anglia ngadhënjeu në një finale të çmendur. 

Anglia ka fituar tre herë këtë trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat