Fundi i një karriere të jashtëzakonshm

Futboll

Fundi i një karriere të jashtëzakonshm

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 23:44
Megan Rapino

Megan Rapino, futbollistja legjendare e SHBA, ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur.

Sulmuesja e cila në karrierë ka fituar thuajse gjithçka me klube dhe kombëtaren, përfshirë edhe dy Botërorë dhe një medalje të artë olimpike, ka bërë të ditur se në mbyllje të këtij edicioni në kampionatin amerikan, ajo do t’i jepte fund karrierës.

E grumbulluar me kombëtaren amerikane, me të cilën do të synojë të fitojë përsëri titullin kampion pas atyre në vitet 2015 dhe 2019, ajo u shfaq sot para gazetarëve duke zbuluar vendimin për t’i dhënë fund karrierës në mbyllje të vitit 2023.

“Ky sport më ka bërë të përshkoj botën dhe më ka mundësuar që të njoh shumë persona të jashtëzakonshëm”, tha e emocionuar Rapino teksa zbulonte para mediave vendimin e saj për ta mbyllur me futbollin e luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat