Ish-mbrojtësi i Napolit: Nuk do të jetë i lehtë zëvendësimi i Kimit

Futboll

Ish-mbrojtësi i Napolit: Nuk do të jetë i lehtë zëvendësimi i Kimit

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 12:28
Napoli i kohës së Maradonës

Ish-mbrojtësi i Napolit, kampion i Italisë, Alesandro Renika ka dhënë një deklaratë për “Il Mattino” ku është ndalur tek “axurrët” dhe trajneri Garsia.

“Për mendimin tim, trajneri i ri do të duhet të ndërhyjë pak. Ai duhet të jetë në gjendje të japë përvojën e tij, madje edhe në mbrojtje. Nuk do të jetë e lehtë të zëvendësohet mbrojtësi më i mirë i kampionatit të kaluar”.

Ai dha edhe një mendim për pasuesin e Kimit:

“Nëse vërtet do të më duhej të përmendja një, atëherë do të zgjidhja Milenkoviçin.

Ai ka përvojën, ka vite që luan në Serie A me rezultate të shkëlqyera.

Ai ka karakteristikat e duhura për mbrojtjen e Napolit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat