Maguire nuk do të jetë kapiten i Manchester Unitedit edhe nëse mbetet në Old Trafford

Futboll

Maguire nuk do të jetë kapiten i Manchester Unitedit edhe nëse mbetet në Old Trafford

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 13:05
Mbrojtësi anglez, Harry Maguire

Mbrojtësi anglez, Harry Maguire, do ta humbasë shiritin e kapitenit te Manchester Unitedi edhe nëse nuk largohet nga djajtë e kuq në këtë afat kalimtar veror.

Mbrojtësi ndërkombëtar anglez ruajti rolin e kapitenit të djajve të kuq në sezonin 2022-23, pavarësisht se humbi vendin e tij në formacionin fillestar. Qendërmbrojtësi 30-vjeçar u përfshi nga banka rezervë vetëm tetë herë në Premierligë sezonin e kaluar.

Maguire tani është duke u lidhur shumë me një largim nga Manchester, me skuadra si Tottenham, Newcastle dhe West Ham që thuhet se kanë shprehur interes. Ai nuk ka ofruar akoma asnjë indikacion se do të largohet.

The Sun shkon aq larg sa thotë se Maguires do t'i hiqet shiriti i kapitenit, pavarësisht nga vendimi përfundimtar i marrë për të ardhmen e tij. Bruno Fernandes, i cili udhëhoqi me shembull në fushë për pjesën më të madhe të sezonit 2022-23, është vendosur ta trashëgojë atë rol në baza të përhershme.

Maguire ka ende dy vite për të përfunduar kontratën e tij, por United po kërkon ta shesë. Djajtë e kuq duan të mbledhin fonde që do t'i lejojnë ata të riinvestojnë në këtë afat kalimtar, me një marrëveshje prej 60 milionë £ (77 milionë dollarë) për Mason Mount që tashmë është përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat