“Skandal”, tërbimi i spanjollëve pas humbjes me Anglinë

Futboll

“Skandal”, tërbimi i spanjollëve pas humbjes me Anglinë

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 13:07
Pamje nga ndeshja

Anglia fitoi Kampionatin Europian U-21 të shtunën mbrëma, duke mundur Spanjën në finalen në Batumi të Gjeorgjisë. Ishte një ndeshje shumë e luftuar, e vendosur nga goli i shënuar nga Curtis Jones në minutat shtesë të pjesës së parë.

Një gol me fat, pasi u shënua nga mesfushori 22-vjeçar i Liverpool-it me një devijim nga shpina pas një goditje dënimi të Cole Palmer. Një ndryshim vendimtar i trajektores: UEFA ia atribuoi golin Jones.

Drama iberike u kompletua më pas me penalltinë e humbur të Abel Ruizit në minutën e 99-të, që e bëri portierin anglez Trafford  heroin e ditës për kombëtaren e Tre Luanëve.

Por në Spanjë nuk e kanë pranuar fare humbjen, duke bërtitur për skandal për mënyrën se si ka ardhur humbja: mediat flasin për një “gabim shumë të rëndë të arbitrit dhe të VAR-it” me rastin e golit të anglezëve, i cili “duhej anuluar”.

Episodi vendimtar ndodhi në minutën e katërt të kohës shtesë në pjesën e parë, kur arbitri, 35-vjeçari norvegjez Espen Eskas, akordoi një goditje dënimi për Anglinë, pak metra jashtë zonës së penalltisë.

Palmer ka shkuar te topi dhe goditja e tij u devijua nga Jones, me sferën që përfundoi në rrjetë. Sipas protestave spanjolle, goli është i parregullt sepse si Jones ashtu edhe një lojtar tjetër anglez janë në një pozicion të parregullt në momentin e goditjes, siç thotë rregullorja.

Rregulli 13 i tekstit zyrtar të IFAB – i cili rregullon goditjet e lira – thotë se “kur tre ose më shumë lojtarë të ekipit mbrojtës formojnë një mur, të gjithë lojtarët e ekipit sulmues duhet të qëndrojnë të paktën një metër nga barriera derisa topi të goditet dhe të vihet në lojë”.

Sipas spanjollëve, imazhet do të linin pak dyshime për këtë. Barriera përbëhet nga gjashtë lojtarë dhe dy anglezët në momentin e goditjes duken shumë pranë spanjollëve në barrierë.

Por sa afër? Mediat iberike, në mbështetje të tezës së tyre, japin edhe një imazh nga pas, por që nuk jep një ide të qartë. Nga inkuadrimi klasik nuk mund të sigurohet që Jones është më pak se një metër larg lojtarit spanjoll më afër tij, ka shkruiar Telesporti. 

Aksioni u vlerësua edhe nga dhoma VAR, ku punonin gjermani Christian Dingert dhe polaki Bartosz Frankowski.

kjo gjë nga njëra anë ka nxitur më tej protestat spanjolle për mos shqyrtimin e parregullsisë së pretenduar, nga ana tjetër sugjeron se me mjetet teknologjike në dispozicion, distanca është vlerësuar ndoshta në mënyrë e rregullt, me gjithë respektin për “skandalin” për të cilin flasin spanjollët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat