Një emër i ri ka dalë në skenë për sulmin e Milanit

Futboll

Një emër i ri ka dalë në skenë për sulmin e Milanit

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 13:53
Morata

Një emër i ri ka dalë në skenë për sulmin e Milanit.

Si alternativë për Oliver Giroud, i cili sezonin e kaluar u “shtrydh” duke luajtur pothuajse gjithmonë.

Akordi për Alvaro Moratën po vonon. Dhe kuqezinjtë kanë hedhur sytë nga Mehdi Taremi, sulmuesi i Portos dhe kombëtares së Iranit (66 ndeshje dhe 33 gola).

30-vjeçari kushton rreth 20 milionë euro, shumë që mund të ulet për faktin që ka edhe një vit kontratë me “Dragonjtë e Oportos”.

Për momentin nuk ka bisedime zyrtare mes dy klubeve, ndërkohë që ka një problem të madh në lidhje me afrimin e Taremit.

Qendërsulmuesi iranian është ekstrakomunitar.

Dhe afrimi i tij do të “bllokonte” blerjen e nigerianit Chukwueze nga Villareali.

Ky i fundit cilësohet si përforcimi perfekt për krahun e djathtë të sulmit. 24-vjeçari afrikan ka arritur prej kohësh akordin me drejtuesit e Milanit.

Tani pret vetëm gjetjen e gjuhës së përbashkët mes dy klubeve për të provuar aventurën e parë në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat