Vlerësohet në 1.1 miliard euro

Futboll

Vlerësohet në 1.1 miliard euro

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 14:26
Guardiola

“GiveMeSport” përpiloi ekipin më të mirë në botë, ku trajner është zgjedhur Pep Guardiola, krejtësisht logjikisht dhe e gjithë skuadra vlen 1.1 miliard euro sipas Transfermarkt.

Në portë është portieri i Realit Madridit, Tibo Kurtua, pa asnjë dyshim portieri më i mirë në botë për dy vitet e fundit. Në vijën e pasme të formacionit 4-3-3 në krah janë Ashraf Hakimi dhe Alfonso Dejvis

Të dy luajtën në Kupën e Botës për ekipet e tyre kombëtare, ku Hakimi arriti në gjysmëfinale me Marokun. Ruben Dias dhe Joshko Gvardiol, janë dy mborjtësit e qendrës dhe shumë shpejt mund të luajnë në një ekip.

Mesfushori më i mirë u zgjodh Xhud Bellingam, i cili kaloi këtë verë nga Dortmundi te Real Madrid për 103 milionë euro. Përfaqësuesi anglez shënoi 14 gola dhe shtatë asistime në 42 paraqitje për Borusia sezonin e kaluar dhe atij i bashkohet edhe Rodri, me vlerë 90 milionë euro, i cili ishte një nga lojtarët më të mirë të Man. Sitit, sezonin e kaluar. Para tyre është Kevin De Brujne, dhe sulmi vrasës kap vlerën e gati 500 milionë eurove.

Në krahun e majtë pritet Kilian Mbape, që fiton garën me Vinicius Junior. Djathtas fiton vend Bukajo Saka (15 gola dhe 11 asistime) dhe në krye është Erling Haaland, i cili shënoi 52 gola dhe nëntë asistime në 53 paraqitje për Man. Sitin, sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat